Bimet mjekesore(medicinale) jane nje aset i rendesishem ekonomik por edhe mjedisor ne duhet te kujdesemi ti trajtojme ne mwenyre te qendrueshem pa i rrezikuar ato, njekohesisht nga ana tjeter duhet ti nxitim dhe ti mbeshtesim fermeret e zones per ti kultuvuar keto bime ne tokat e tyre sidomos ne tokat e lena djerr, keshtu u shpreh kryetari i Shoqates Agri-En z.Isuf Dervishi.
Agri-En eshte perfituese e Programit Rajonal per Demokracine Vendore ne Ballkanin Perendimor (ReLOaD) i cili zbatohet nga UNDP ne Shqiperi nepermjet fondeve te BE dhe Bashkise Prrenjas.
Projekti “Rritja e kapaciteteve për menaxhimin e qëndrueshëm të bimëvë medicinale nga komuniteti lokal” eshte nje projekt i perfituar nepermjet aplikimit ne Bashkine Prrenjas dhe do te zbatohet per nje periudhe 8 mujore (shtator 2020- Prill 2021).
Qëllimi kryesor i projektit është rritja e kapaciteteve në menaxhimin e qëndrueshëm të bimëve medicinale si një aset ekonomik për komunitetin e bashkisë Prrenjas.
Ing.Bajram Kullolli shpjegoi me detaje per pjesemarresit mbi menyren e trajtimin,vjeljen,grumbullimin,perpunimin dhe marketi
ngun e bimeve medicinale. Studimi i bimeve ne terren mbi gjendjen e tyre si dhe botimi i nje broshure me skeda per cdo bime jane aktivitete qe po zbatohen nga specialistet e stafit te shoqates Agri-EN.
Dy aktivitetet te rendesishme qe po zbatohen aktualisht nga stafi i specialisteve Agri-En jane evidentimi i vjelesve dhe grumbulluesve, po ashtu edhe evidentimi i kultivuesve dhe i bizneseve qe merren me tregetimin e BM ne territorin e bashkise Prrenjas. Qellimi i evidentimit eshte qw kwto grupe te kontaktohen dhe te trajnohen ne lidhje me menaxhimin e BM ( shpjegoi Biol. Armela Roci).
Hartezimi i fondit te bimeve mjekesore ne programin GIS dhe prodhimi i hartave fizike mbi habitatin e tyre eshte nje nga aktivitetet kryesore qe do te zhvillohen gjate ketij projekti , referoi Ing.Fatmir Brazhda.
Ne takim moren pjese perfaqesues te Bashkise Prrenjas, perfaqesues te AdZM Elbasan, grumbullues te BM dhe kultivues te BM te cilet nje treguan nje interes dhe gatishmeri per mbeshtetjen te ketij projekti.
Pas ketij aktiviteti u planifikua nje vizite per shkembim eksperience ne bashkine Belsh per te pare nga afer kultivimin e BM dheaktivitete ekonomike te cilat ushtrohen ne bashkine Belsh.