Agri-En” vazhdoi dje me trajnimin e fermereve ne fshatin Fanje, Njesia Administrative Qukes, Bashkia Prrenjas ne zbatim te projektit “Rritja e kapaciteteve per menaxhim te qendrueshem te bimeve medicinale nga komuniteti lokal”, ky projekt zbatohet ne kuader te fazes se trete te programit ReLOaD i cili zbatohet nga UNDP Shqiperi dhe financohet nga Bashkia Prrenjas. Kultivimi i bimeve medicinale, vjelja, tharja e tyre dhe nxitja e komunitetit per kultivimin e tyre ne tokat e lena djerr ishin temat e ketij trajnimi. Ne kete takim te pranishmit u njohen edhe me bimet medicinale te cilat jane ne rrezik zhdukje per te cilat ndalohet rreptesisht vjelja e tyre.