Agri-En mbeshtet fermeret me fidane frutore
Nje nga misionet e Shoqates “Agri-En” eshte mbeshtetja e fermereve me asistence teknike dhe mbeshtetja me fidane frutore kryesisht arrore me qellim qe tokat e lena djerr te kthehen ne blloqe me peme prodhuese. Tokat e shumta te lena djerr jane eroduar dhe jane kthyer ne toka jasht perdorimi dhe jo prodhimtare. Muaji mars eshte muaji i fundit qe mund te mbillen peme, shoqata Agrien ka shperndare mbi 1500 fidane lajthi,arre dhe molle ne disa fshatra te Bashkise Librazhd. Krahas fidaneve me fermere jane zhvilluar disa seanca trajnimi mbi menyren e mbjelljes dhe sherbimeve qe duhen te kryhen ne vazhdimesi ketyre plantacioneve. Ky projekt eshte mbeshtetur nga AMSHC dhe World vizion te cilet jane partenere te rendesishem ne zhvillimin rural dhe mbrotjen e Mjedisit. Mbjellja e arroreve kryesisht lajthi eshte pare si nje aksion i rendesishem duke qene se kjo bime sjell mjaft perfitime por edhe qe nuk kerkon shume sherbime krahasuar me drittherat dhe qe ka shitje ne treg.Keto projekte jane kryesisht per nxitjen e komunitetit qe te mbjellin sa me shume pemetore ne tokat djerr. Librazhdi ka nje klime dhe terren teper te pershtatshem per mbjelljen e pemetoreve por pa harruar ketu qe mund te kultivohen edhe bime mjekesore etero-vajore duke qene se japin perfitime ekonomike.
Pergatiti; Stafi Agri-en